Portfolio
ACE garanton bardhësi dhe mbrojtje për shtëpinë dhe rrobat tuaja. Falë teknologjisë ekskluzive Proteggi-Fibra, ajo i mbështjell dhe i mbron fibrat gjatë procesit të larjes, duke ndihmuar në mbajtjen e rrobave si të reja. Formulë unike, e vetmja që ndalon procesin e zverdhjes së rrobave të bardha dhe u rikthen atyre bardhësinë. Përveç kësaj, higjienizon dhe largon më shumë se 90% të polenit, pluhurit, insekteve dhe alergjenëve të kafshëve shtëpiake.
ACE Gentile është një pastrues delikat dhe i sigurt për të gjitha ngjyrat dhe të gjitha pëlhurat, madje edhe në ato sintetike apo delikate si leshi dhe mëndafshi. Shtuar në çdo larje, heq njollat, higjienizon, eliminon aromat e këqija dhe përveç kësaj, ngjyrat e rrobave tuaja shkëlqejnë.
ACE Spray dhe Gel kombinon fuqinë zbardhuese të ACE-së me efikasitetin e një heqësi yndyrnash. Falë formulës së saj të veçantë, heq yndyrnat dhe higjienizon sipërfaqet e shtëpisë, të tilla si: frigorifer, sobë dhe karrige. Ajo heq mykun dhe zbardh hapësirat midis pllakave. Gjithashtu eliminon njollat më kokëforta të rrobave të bardha.
ACE WC Gel me zbardhues largon mikrobet dhe bakteret, zbardh dhe bën që muret e tualetit tuaj të shkëlqejnë. Falë formulës së veçantë të higjenizmit me zbardhues aromatik është ideale për pastrimin dhe higjienën e plotë të tualetit.