Rreth Nesh

Për rreth 3 dekada M&D është një nga kompanitë lider të logjistikës dhe distribucionit në Shqipëri, duke përfaqësuar denjësisht brandet kombëtare dhe ndërkombëtare për produktet më cilësore.

M&D, zgjedhur si distributor i besuar i disa principaleve kryesore në të gjithë botën, kryen me standarte të larta, logjistikë, distribucion, magazinim përpunim produkti dhe arkivim.

Stafi i kualifikuar është aseti kryesor i kompanisë sonë dhe partnerët kryesore tanët janë klientët të cilët na kanë vlerësuar si furnitor konstruktiv dhe korrekt në bashkëpunim.

Shërbimet e integruara logjistike, si procedurat e plota doganore, Magazinë publike, doganore dhe fiskale, magazinimi, paketim dhe stikerim, transporti dhe distribucioni, B2B, B2C, mundësojnë që çdo produkt të arrijë në çdo skaj të vendit.

Gjithashtu M&D mbart facilitete të shtuara për produkte specifike, të cilat përfshijnë ambjente me kontroll të temperaturave apo ambjente frigoriferike.

Kompania jonë ka arritur të përputhet me standartet e larta në të gjithë botën për të plotësuar dëshirat dhe kërkesat e çdo kategorie klienti si Retail, HORECA, ElektroServis, Farmaceutikë, Telekomunikacion, etj.

Struktura dhe kapacitetet e M&D janë të krijuara për të forcuar cdo njësi biznesi, për të drejtuar, kontrolluar dhe mbartur cilësitë më të larta të kontrollit të brendshëm për Menaxhimin e Cilësisë, përgjegjësisë sociale dhe vlerësimit të riskut.

Marketingu i brandeve që M&D përfaqëson, është pikë kyce për standartizim dhe menaxhim eficient të cdo njësie, që ndihmon jo vetëm reklamimin e produkteve por është konform standarteve të sugjeruara nga principalet.

Klientët e M&D vlerësojnë partneritetin konstruktiv duke e shndërruar atë në furnitorin e tyre të preferuar.

Përkushtimi jonë në shërbim, në zhvillim afatgjatë dhe përmirësim të vazhdueshëm përfshin të gjitha fushat e aktivitetit. M&D njihet në industri për ekselencë në logjistikë, shitje dhe marketing por mbi të gjitha për modelin perfekt për ti integruar së bashku.

M&D standartizohet nga ISO 45001:2018, 9001:2015, 14001:2015.