Home > PARTNERËT > Vodafone Albania

Vodafone Albania

Që prej vitit 2001, Vodafone Albania ka nisur me Marketing & Distribution një marrëdhënie të suksesshme në fushën e shitjeve me shumicë dhe me pakicë (Franchise).

Gjatë kësaj periudhe bashkëpunimi, Marketing & Distribution është treguar një partner ideal, me vizion dhe cilësi në vlerësimin dhe shërbimin e kërkuar.

M & D tregon qëndrueshmëri gjatë performancës dhe respektimit të standardeve të cilësisë sipas kontratës së nënshkruar.

Është një partner dinamik që siguron vazhdimisht përparimet teknologjike për të krijuar me kosto efektive një shërbim të përshtatshëm dhe miqësor.

Fleksibil, i ndërgjegjshëm dhe profesional gjithashtu në zgjidhjen e kërkesave emergjente si dhe në menaxhimin e mirëmbajtjes, duke ofruar një shërbim të shkëlqyer për Vodafone në fushën e shitjeve me pakicë dhe shumicë.

Tashmë Marketing & Distribution përfaqëson në mënyrë të denjë kompaninë Vodafone me 17 dyqane Vodafone Franchise, si dhe rreth 120 pika shitjesh të shpërndara nëpër të gjithë territorin e Shqipërisë.