Home > Portfolio > HoReCa > Chimay

Chimay

Gjate verës së vitit 1850, një grup i vogël murgjësh u vendosën në luginën e egër të Scourmont-iy pranë Chimay-it. Kështu nisi edhe historia e krijimit të një ferme, te një fabrikë birre e djathi.

Chimay është Birrë Trapiste autentike. Kjo do të thotë se kjo birrë është prodhuar brenda mureve të një manastiri trapist, nën kontrollin dhe përgjegjësinë e komunitetit të murgjve, të cilët janë të përfshirë në procesin e bërjes dhe të marketimit të birrës.

Pjesa më e madhe e të ardhurave që gjenerohen nga ky aktivitet shkojnë drejt nevojave të komunitetit dhe punëve sociale.