Home > Portfolio > HoReCa > BenRiach

BenRiach

Themeluar në vitin 1898, Distileria BenRiach ka qenë prej kohësh shtëpia e një qasjeje të zgjuar e distilimit të uiskit dhe maturimit në fuçi. Dalja në treg e BenRiach Cask Bottling Batch 16 ofron një gamë të pasur brenda koleksionit të shumëllojshëm të fuçive nga e gjithë bota që qëndron në magazinat e kësaj distilerie në veri  të Speyside. Mjeshtri Përzierës, Dr. Rachel Barrie, ka përzgjedhur me kujdes 24 fuçi të ndryshme për t'iu përshtatur këtij prodhimi të kufizuar të kësaj serie, duke treguar një gamë të jashtëzakonshme të fuçive konteniere të bëra me dorë, në të dyja stilet si ato të patymosura edhe ato të tymosura.

Seria 16 përfshin 16 fuçi konteniere të patymosura dhe 8  të tymosura nga një përzgjedhje e llojeve të fuçive të ardhura nga e gjithë bota: verë Tokaji, sheri aromatik, pedro ximénez, port, claret, madeira, sauternes, lisi i virgjër, verë e kuqe e Afrikës së Jugut, rum xhamajkan, rioja, Marsala siciliane dhe bourbon. Çdo shishe mbushet ekskluzivisht nga një prej këtyre llojeve individuale të fuçive. Nga ky grup, 12 arka do të jenë të disponueshme në Evropë dhe 12 arka në Paqësorin Aziatik, Australi, Zelandën e Re dhe në Kanada.