Home > Portfolio > HoReCa > Godet

Godet

Fillimet

Kthehemi pas në vitin 1588. Bonaventure Godet, tregtar gjerman, themelon një biznes kripe dhe vere në portin e La Rochelle-s. Ai është ndër të parët që distiloi verërat e tij për të reduktuar kostot e transportit. Henri IV i jep të drejtën e djegies së verës – Brandywine.

Zhvillimi

Në vitin 1782, me zgjerimin e biznesit, proceset e prodhimit u rafinuan dhe Godet Freres Cognac u regjistrua zyrtarisht nga Gédéon Louis Godet.

Sot

Shekulli i 21-të. Godet Freres Cognac është 100% në pronësi të familjes, me seli në portin e La Rochelle-s dhe nën administrimin e gjeneratës së 15-të të Godet-it.