Politika e Burimeve Njerëzore

Burimet Njerëzore janë aseti më i rëndësishëm i kompanisë sonë. Nëpërmjet tyre ne i japim vazhdueshmëri suksesit të kompanisë duke përzgjedhur kandidatët më të mirë në treg.

Ne i trajtojmë punonjësit tanë me respekt, ndershmëri dhe drejtësi. I nxisim ata të kenë respekt për veten, kolegët, punën e gjithsecilit dhe kompaninë.

Ne sigurojmë që të përshtatim punonjësit me pozicionin duke pasur parasysh karakteristikat e tyre dhe që çdokush prej tyre të kryejë detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme për të arritur objektivat e kompanisë. Promovimet e punonjësve janë gjithashtu një pikë kyçe e suksesit dhe qëndrueshmërisë në çdo aspekt të kompanisë sonë.

Departamenti i Burimeve Njerëzore mban vazhdimisht kontakte me menaxherët e sektorëve dhe punonjësit, me qëllim që të evidentojë problemet dhe nevojat e çdo sektori, t’i përcjellë ato sipas rastit dhe të përpiqet të gjejë zgjidhje sa më efikase.

Departamenti ka për detyrë të komunikojë njoftimet dhe vendimet që kanë të bëjnë me të gjithë anëtarët e kompanisë apo grupet e veçanta.

Burimet Njerëzore mbajnë kontakte me punonjësit për njohjen e këndvështrimit të tyre në lidhje me detyrën, ambientin, kolegët etj. Punonjësit orientohen vazhdimisht lidhur me burimet të cilave duhet t’u drejtohen për çdo lloj informacioni që u nevojitet dhe u jepen sqarime për çështje të ndryshme lidhur me funksionimin e tyre në kompani.

Burimet Njerëzore janë në kërkim të vazhdueshëm të burimeve dhe metodave më frytdhënëse të zhvillimit të trajnimit të stafit, si dhe teknikave më bashkëkohore e efikase të motivimit e vlerësimit.