Arkivim

Në ambientet e kompanisë kryhen edhe arkivime të dokumentacioneve të ndryshme, si për nevojat e vetë kompanisë, ashtu edhe për palët e treta.

Për këtë qëllim kompania vë në dispozicion ambiente me standarde evropiane për sa i përket lagështirës, ndriçimit, ventilimit, mbrojtjes nga zjarri, mbrojtjes nga përmbytjet, sistem sigurie lidhur me aksesin në arkiv, sistem rojesh 24 orë për 7 ditë të javës, sistem monitorimi me telekamera, shkallë emergjence, dyer të blinduara dhe kundër zjarrit (dyer me “prerje” flake) + Pest Kontroll.

Në funksion të marrëveshjes me klientin, kompania ofron staf të kualifikuar në trajtimin dhe përpunimin e dokumentacionit duke filluar që nga transportimi i tij e deri në sistemimin në raftet që shërbejnë për arkiv ISO.

Gjithashtu, në rast se marrëveshja me klientin e parashikon, kompania vë në dispozicion të arkivit programin e arkivit, në të cilin bëhet regjistrimi i dokumentacionit, si dhe pozicioni fizik që çdo element i tij zë në arkiv në mënyrë që të mundësohet gjetja e elementit në fjalë në një kohë sa më të shkurtër

Shërbimi ndaj klienti garanton vënien në dispozicion të dokumentacionit fizik si dhe atë imazh elektronik (scannerizim).

Veprimtaria e stafit të arkivit kontrollohet nëpërmjet standardeve evropiane të pasqyruara në instrumentet QA dhe QF, që kompania aplikon në çdo fushë të aktivitetit të saj.