Shitje dhe Shpërndarje

Për rreth tre dekada në shitje dhe distribucion, Marketing & Distribution ka përfituar përvojën e domosdoshme për të krijuar një sistem praktik dhe efikas, për t’iu përshtatur tregut, si dhe kushteve të furnitorëve tanë.

Forca jonë shitëse është një strukturë komplekse, e cila përfshin menaxherët e shitjeve, supervizorët Rajonalë, KAM, PSR (marrës porosish), VSR (Shitje direkt nga makina – ex van sales), Merchandiser. E gjithë kjo strukturë është e specializuar për kategori të ndryshme produktesh, duke siguruar mbulimin e të gjithë territorit, duke iu përshtatur çdo tipologjie klienti nga kioska, minimarket, supermarket, modern trade, elektro, farmaci, bar, kafe, restorant, klub, hotel, kancelari etj.

Sistemi ynë i shitjeve është tërësisht i automatizuar dhe në çdo moment online me sistemin qendror duke i mundësuar forcës shitëse jo vetëm dërgimin e porosive, gjendjen e stokut për çdo artikull, por dhe ndjekjen e nismave, promocioneve, objektivave dhe grafikëve ditore dhe mujore, performancën në pikën e shitjes etj.

Forca shitëse është pjesë e trajnimeve të vazhdueshme si nga furnitorët, ashtu edhe brenda kompanisë për t’i paraprirë dhe për t’iu përgjigjur zhvillimeve aktuale të tregut.

Kjo përvojë e fituar nga bashkëpunimi me furnitorët tanë si dhe prania jonë që nga momentet e para të krijimit të tregut shqiptar e ka bërë forcën tonë shitëse të ketë jo vetëm besimin absolut të klientëve, por dhe të jetë pjesë e planeve të tyre për zhvillim në të ardhmen.